back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaSportLiria reagon pas humbjes nga Vushtrria: Goli i Nikqit ishte i rregullt

Liria reagon pas humbjes nga Vushtrria: Goli i Nikqit ishte i rregullt

Të ngjajshme

Analistët paralajmërojnë pasoja edhe nëse shkohet ose jo në zgjedhje

Dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e kuvendit...

Tri raste të vjedhjes së rëndë në Kosovë

Tre raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në...

Arrestohet një person, konfiskohen armë e mbi 100 fishekë

Mbrëmjen e djeshme është raportuar se një person është...

Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të marrë...

Klubi i Lirisë ka bërë një reagim zyrtar në faqen e tij në “Facebook”, rreth një goli të anuluar në ndeshjen ndaj Vushtrrisë.

Liria u mposht në “Përparim Thaçi”, me shifrat prej 1-0 nga Vushtrria, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për një vend në Superligën e Kosovës nga Liga e Parë.

Golin e shënoi Urim Statovci, në minutën e 62-të.

Por, para se të shënonte Vushtrria, gol fillimisht kishte shënuar Liria, në minutat e para të takimit.

Dijar Nikqi kishte shënuar për 1-0, mirëpo goli i tij u anulua shkaku i një “faulli në sulm”.

Për këtë ka reaguar edhe Liria në “Facebook”, duke thënë se goli nuk është dashur të anulohej, mirëpo poqëse është anuluar, është dashur të jepet penallti për Lirinë.

“Klubi ynë reagon ndaj anulimit të golit të rregullt të shënuar nga Dijar Nikqi në ndeshjen mes FC Liria dhe KF Vushtrria.

Gjyqtari Rrezart Hasani e anuloi golin duke pretenduar për faull, megjithëse nga pamjet shihet qartë se nuk kishte faull nga lojtari ynë, përkundrazi kontakti ishte ndaj tij. Nëse goli nuk do të pranohej, situata duhej të ndëshkohej me penallti për ekipin tonë.

Edhe pse ishte në funksion VAR-i me gjyqtarin Ilir Mehmeti, u mor një vendim që ngre shumë dyshime dhe dëmton besimin në drejtësinë sportive. Klubi ynë nuk do të heshtë përballë padrejtësive të tilla”, thuhet në deklaratën e klubit prizrenas./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz