back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaSportLiria e gjen pasuesin e Klodian Duros, drejt bankinës vjen Liridon Leci

Liria e gjen pasuesin e Klodian Duros, drejt bankinës vjen Liridon Leci

Të ngjajshme

Pas ndarjes me trajnerin Klodian Duro, klubi i Lirisë ka lëvizur shpejt për të gjetur pasuesin e tij.

Burime të Gazeta Express mësojnë se prizrenasit kanë arritur marrëveshje me Liridon Lecin, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Sipas informatave, marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe mungon vetëm nënshkrimi i kontratës për ta bërë zyrtare emërimin e Lecit në krye të stolit.

Liria aktualisht gjendet në vendin e 10-të të Ligës së Parë, me 8 pikë më pak se lideri Vëllaznimi, pas 8 xhirove të para të kampionatit.

Emërimi i Lecit shihet si përpjekje për të kthyer stabilitetin dhe rezultatet pozitive në skuadrën prizrenase. \Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz