Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës në Sektorin e Gjendjes Civile, në kuadër të Drejtorisë për Administratë, për periudhën nga 21 korrik deri më 30 gusht 2025.
Sipas vendimit, ky sektor do të punojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00, përfshirë edhe kohën e pauzës (12:00–13:00), gjatë së cilës do të punohet me rotacion, për të përballuar fluksin e shtuar të qytetarëve, transmeton lajmi.net
Ky ndryshim është bërë për të përmbushur kërkesat në rritje për dokumentacion personal, veçanërisht nga bashkatdhetarët që gjatë verës qëndrojnë në vendlindje dhe kanë nevojë për shërbime administrative.
Komuna e Lipjanit thekson se mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore dhe efikase për të gjithë qytetarët, duke u përshtatur me kërkesat sezonale.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për qytetarët