BallinaLajmeLimajn e lë politikani nga Drenica, nesër kalon në parti tjetër (FOTO)

Limajn e lë politikani nga Drenica, nesër kalon në parti tjetër (FOTO)

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Fatmir Limaj po mbetet edhe pa një krah në parti. Nismës, subjektit të udhëhequr prej tij, nga kjo fillimjavë po i ikën edhe një figurë e rëndësishme.

Është ky Shyqyri Bytyqi të cilit nuk po i shkon më bashkëpunimi me Limajn. Ai ka vendosur t`i ndajë rrugët me liderin e tij të deritashëm partiak Fatmir Limajn, mëson Sinjali nga burimet e afërta me Bytyqin.

Sinjali nga këto burime merr vesh se ministri në largim i Arsimit do të kalojë në Partinë Socialdemokrate. Sipas këtyre burimeve, Shyqyri Bytyqi pritet të aderoj nesër në partinë e Shpend Ahmetit e cila së fundi ka lidhur koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Shyqyri Bytyqi

Përçarjet mes Limajt e Bytyqit kishin nisur kohë më parë. Ky i fundit madje ishte injoruar nga partia e tij, Nisma Socialdemokrate, në rastin e përurimit të një shkolle në Malishevë. Bytyqi pati thënë vet se i ka mbetur hatri dhe ndjehet i injoruar nga partia e tij.

Ditë më parë nga kjo parti u largua edhe Bajram Hasani, ish ministër i Tregtisë i cili ishte shkarkuar kohë më parë. Ai ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. /Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz