Limaj: Vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur gjithë qytetarët e vendit
01

Lexo edheZyrtare: Arian Daci, djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se vdekja e Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, ka shkruar Limaj.
Arian Daci humbi jetën sot nga rënia e një orteku të borës në Brezovicë. Bashkë me Dacin, orteku e ka zënë edhe Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar.Daci ishte edhe Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës./Express

Lexo edheZyrtare: Arian Daci, djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë