BallinaLajmeLimaj sulmon darkën te Pacolli, i bën për ‘pesë pare’ pjesëmarrësit

Limaj sulmon darkën te Pacolli, i bën për ‘pesë pare’ pjesëmarrësit

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kritikuar tubimin e krerëve të shtetit, për një darkë në natën e së dielës në Hajvali, në rezidencën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat e ministrat e qeverisë kosovare darkuan bashkë, në Hajvali, më 4 shkurt.

Megjithatë, jo të gjithë pjesëtarët e Qeverisë morën pjesë në këtë takim – i cili u tha se ishte joformal, dhe në të cilin presidenti Thaçi prezantoi një ide për zhvendosjen e institucioneve të vendit në periferi të Prishtinës.

Në darkën e Hajvalisë mungoi shefi i Nismës, Fatmir Limaj, si dhe disa ministra nga partia e tij.

Të martën, në “Rubikon” të KTV’së, Limaj ka folur rreth mungesës së tij në këtë darkë, të cilën ai nuk e ka parë të hijshme.

“Unë kam pasur obligime të mia familjare. Kam qenë me familje”, ka thënë ai. “S’kam telashe të shkoj as te zoti Pacolli, as te askush tjetër, individualisht”, ka shtuar Limaj.

“Ne mund të shkojmë, miqtë, te secili, te njëri-tjetri. Ju te unë, unë te ju. Dhe, nuk prish punë, po, s’është mirë krejt institucionet me qenë me një vend, vetëm”, ka thënë Limaj, teksa ka folur për darkën.

“Ju mund të vini në gëzimin e djalit, vajzës, krejt shteti, por janë edhe qindra tjerë, është banket, festë familjare. Por, me e thirre veç shtetin në shtëpi… sigurisht u pa që s’është mirë”, është shprehur ai.

“S’u prit mirë nga njerëzit. Duhet të kihet kujdes për këso sendesh”, ka thënë Limaj. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz