back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeLimaj në 10 vjetorin e Pavarësisë kujton sakrificën e njerëzve të Kosovës

Limaj në 10 vjetorin e Pavarësisë kujton sakrificën e njerëzve të Kosovës

Të ngjajshme

Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Skuadra e Elsfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF...

Zeqiri akuzon Listën Serbe për manipulim të fëmijëve në fushatë zgjedhore

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka akuzuar Listën...

Legjenda e boksit britanik, Ricky Hatton vdes në moshën 46-vjeçare

Legjenda britanike e boksit, Ricky Hatton, ka ndërruar jetë...

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

Artisti i njohur, 2Ton e ka gati projektin e...

Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e Kosovës në 10 vjetorin e Pavarësisë. Në urimin e Limajt thuhet:

URIME KOSOVË 10 VJETORI I PAVARËSISË!

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, sot, bëhen 10 vjet nga shpallja e Pavarësie së Kosovës. Pavarësia e vendit është arritur më shumë mund e sakrifica.

Ne, sot kujtojmë mundin e sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë përpjekur për të realizuar këtë ëndërr, e cila vjen si rezultat i kontributit shekullor të shumë gjeneratave.

Gjenerata jonë jemi me fat që jemi dëshmitarë të një akti të madh siç është shpallja e pavarësisë. Pjesë e shënimit të atij momenti historik ka qenë secili qytetar i vendit.

Me shekuj është punuar për të ardhur deri te çlirimi dhe se procesi i ndërtimit të shtetit nuk përfundon me një dekadë. Në këto 10 vjet shtet kemi arritur suksese të mëdha, por kjo nuk është e mjaftueshme.

Ne të gjithë bashkë duhet të punojmë fort që ta forcojmë vendin tonë, ta zhvillojmë ekonominë e vendit dhe ta rrisim mirëqenien e qytetarëve tanë. Kosova është e shenjtë.

Lavdi dëshmorëve të Kombit! Urime viti jubilar i Pavarësisë së Kosovës! FL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz