Limaj i bindur se asnjë familje nuk do të mbetet pa një anëtar të punësuar
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj e ka përsëritur premtimin e tij që e kishte dhënë gjatë fushatës së fundit zgjedhore së në secilën familje do të ketë nga një të punësuar. Por i dyti i qeverisë nuk ka dhënë shifra konkrete se sa persona janë punësuar deri më tani, veçse ka treguar planin e tij se si do bëjë një gjë të tillë.
Në katër vitet e ardhshme të mos na mbetet asnjë njeri në Kosovë që nuk e ka dikë të punësuar
Ky ishte zotimi i zvkryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.
Tani kur kanë kaluar gati një vit i dyti i qeverisë së Kosovës nuk ka dhënë shifra se sa qytetar janë punësuar, por thotë se ka një plan si ta bëjnë këtë zotim realitet.

Lexo edheBreshër i madh në Pejë (Video/Foto)
Sipas Limajt pothuajse në çdo qytet të vendit ka biznese që ofrojnë vende të lira pune.
Zv kryeministri Limaj u shpreh i bindur se këtë premtim do të realizojë brenda këtij mandati.
Ndërkaq, kur është pyetur se a rrezikon që plani i tij të dështojë në rast të mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme Limaj është shprehur i bindur që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.














