back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaBotëLiga Arabe nuk do të diskutojë krizën e Gjirit në takimin e...

Liga Arabe nuk do të diskutojë krizën e Gjirit në takimin e sotëm

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

iga Arabe ka mohuar zërat se do te diskutojë krizën politike në Gjirin Arab gjatë një takimi i cili është planifikuar të mbahet sot, raporton Anadolu Agency (AA).

Trupi pan-arab do të takohet në Kajro në një mbledhje të nivelit të delegatëve të përhershëm ku pritet të diskutoj mbi praninë në rritje të Izraelit në Afrikë.

Takimi vjen në vazhdën e krizës politike që përfshiu rajonin e Gjirit, pasi paraprakisht Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni, ndërprenë lidhjet me Katarin me pretendimet se “mbështet terrorizmin”.

“Nuk ka asnjë pikë në axhendën e takimit lidhur me vendimin e disa shteteve arabe për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin”, deklaroi zëdhënësi i Ligës, Mahmud Afifi.

Ai tha se takimi është thirrur me kërkesë të Palestinës për të diskutuar mbi praninë në rritje të Izraelit në Afrikë. Katari, nga ana e tij, kategorikisht ka mohuar akuzat për mbështetjen e terrorizmit, duke e quajtur vendimin për ta izoluar atë diplomatikisht si “të pajustifikuar”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz