BallinaLajmeLideri Suprem i Iranit “shkruan” përsëri nga arratia, thotë se janë gati...

Lideri Suprem i Iranit “shkruan” përsëri nga arratia, thotë se janë gati për t’iu shkaktuar “humbje të hidhura armiqve”

Të ngjajshme

Ethet e finales së madhe, Ledioni: E pamundur të mos ketë emocion, vitin tjetër do të…

Moderatori i “Big Brother VIP”, njëkohësisht edhe drejtori i...

DW: Konferenca për Hormuzin në Paris – Një shenjë uniteti

Kalim i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit u kërkua...

Dardanet U19 triumfojnë 5:2 ndaj Ishujve Faroe, mbyllin me fitore kualifikimet e Evropianit

Kombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar një tjetër fitore...

Vritet ushtari francez në Liban, Macron kërkon të arrestohen autorët

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar përmes një...

Në llogarinë e “telegramit” të udhëheqësit suprem të Iranit i cili supozohet të jetë gjallë por në gjendje të rënduar shëndetësore, është publikuar një deklaratë me rastin e përvjetorit të krijimit të Republikës Islamike më 1 prill, si dhe në prag të ditëlindjes së babait të tij të ndjerë.

Në mesazhin e shpërndarë në Telegram, që pretendohet të jetë shkruar nga Mojtaba Khamenei, thuhet se  “marina trimërore e Iranit është gati të shkaktojë humbje të tjera të hidhura ndaj armiqve”, shkruan Skynews.

Derisa zyrtarët amerikanë pretendojnë se marina iraniane është goditur rëndë, duke thënë se mbi 150 anije janë shkatërruar, përfshirë edhe të gjitha nëndetëset.

Mojtaba Khamenei mori drejtimin e vendit pasi babai dhe paraardhësi i tij, Ali Khamenei, u vra në një sulm amerikan në fillim të luftës.

Besohet se edhe ai vetë është plagosur dhe i shpërftyruar pas sulmit SHBA-Izrael. Që prej asaj kohe nuk është shfaqur në publik dhe deklaratat e tij publikohen vetëm në formë të shkruar ose lexohen nga të tjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz