BallinaLajmeLëvizin drejt ndarjes

Lëvizin drejt ndarjes

Të ngjajshme

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i...

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Lëvizja “Vetëvendosje” është në prag të ndarjes përfundimtare. Derisa Albin Kurti tashmë është konfirmuar si kandidati i vetëm për t’u zgjedhur në krye të partisë, dorëheqjet nga ky subjekt politik kanë vazhduar edhe dje, shkruan Zëri.Info.

I fundit që ka dhënë dorëheqje nga lëvizja “Vetëvendosje” është deputeti Frashër Krasniqi, i cili njëherësh është delegat i Këshillit të Përgjithshëm, përderisa një ditë më herët ka dhënë dorëheqje edhe deputeti Driton Çaushi.

Tashmë nga lëvizja “Vetëvendosje” kanë dhënë dorëheqje kryetari Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu dhe disa zyrtarë tjerë partiakë. Këta të fundit bashkë me ish-sekretarin Dardan Molliqaj pritet ta formojmë një subjekt të ri politik, të pakënaqur me drejtimin e partisë nga Albin Kurti. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar që t’i hyjë garës për kryetar të “Vetëvendosjes” për ta sfiduar Kurtin, shkruan Zëri.Info.

Nënkryetarja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Fatmire Kollqaku, duke folur për gazetën “Zëri” u ka bërë sërish thirrje anëtarëve që ditë më parë dhanë dorëheqje t’i shqyrtojnë dorëheqjet e tyre, në mënyrë që ta tejkalojnë këtë krizë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz