back to top
Sunday, August 24, 2025
BallinaSportLevante e ndezi, Barcelona e fiku – përmbysje spektakolare nga katalanasit

Levante e ndezi, Barcelona e fiku – përmbysje spektakolare nga katalanasit

Të ngjajshme

Haziri për situatën në Kuvend: S’ka vullnet politik, është bërë e neverishme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka...

Papa Leo, Trump dhe Mbreti Charles urojnë Ukrainën për ditën e pavarësisë

Volodymyr Zelensky e ka kaluar mëngjesin duke falënderuar udhëheqës...

Osmani në Forumin Alpbach: Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e quajti frymëzues bashkëbisedimin...

Barcelona ka arritur një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Levantes, duke fituar 3-2 në udhëtim dhe duke ruajtur fillimin perfekt të sezonit në LaLiga.

Levante e nisi më mirë ndeshjen dhe shfrytëzoi gabimet e mbrojtjes së Barcelonës për të kaluar në epërsi, transmeton lajmi.net

Iván Romero shënoi golin e parë pas 15 minutash, ndërsa në fund të pjesës së parë, José Luis Morales dyfishoi nga pika e bardhë pas një penalltie të akorduar me VAR.

Barça reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Vetëm tre minuta pas rifillimit, Pedri realizoi një gol të bukur nga distanca për ta ngushtuar rezultatin.

Më pas, Ferran Torres barazoi pas një goditje nga këndi, duke rikthyer besimin te skuadra e Hansi Flick.

Në minutat shtesë, një autogol i mbrojtësit të Levantes, Unai Elgezabal, i dhuroi Barcelonës fitoren dramatike.

Me këtë triumf, Barcelona vazhdon ecurinë e saj të shkëlqyer në kampionat, ndërsa Levante mbetet pa pikë në rikthimin e saj në LaLiga./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz