BallinaShowBiz“Lëpirësa keni me mbet!”/ Rike Roçi ‘plas’ ndaj Meritonit në premierën e...

“Lëpirësa keni me mbet!”/ Rike Roçi ‘plas’ ndaj Meritonit në premierën e Luana Vjollcës

Të ngjajshme

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

Komuna e Vitisë ka përkujtuar përvjetorin e rënies heroike...

Po trafikonte 7 kilogramë kokainë të pastër, arrestohet shqiptari në Itali

Shtatë kilogramë kokainë e pastër, e vulosur në blloqe...

Marrëveshja është e kryer, Zidane e realizon ëndrrën pas vitesh pritje

Zinedine Zidane ka refuzuar të gjitha ofertat për hir...

Ish-presidentja Osmani rrethohet nga qytetarët në Viti, pritet me ngrohtësi

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga...

Përplasja mes Rike Roçit dhe Meriton Mjekiqit është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Gjithçka nisi nga mungesa e Meritonit në premierën e filmit “ADN”, një projekt ku ai është pjesë e kastit kryesor përkrah emrave si Rike Roçi, Erjola Doçi, Jul Deda dhe Azem Gagica. Mungesa e tij në një moment kaq të rëndësishëm për filmin u vu re menjëherë dhe u komentua gjerësisht.

Situata u tensionua edhe më shumë pas një zhvillimi të fundit. Meritoni u shfaq në një tjetër premierë filmi në Prishtinë, ku morën pjesë edhe figura të njohura si Luana Vjollca, Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku. Kjo lëvizje u interpretua nga shumë ndjekës si një zgjedhje e qëllimshme, duke rritur edhe më shumë dyshimet për një raport të krisur mes tij dhe kolegëve.

Reagimi nuk vonoi nga ana e Rike Roçit. Ajo publikoi një InstaStory, ku pa përmendur drejtpërdrejt emra, hodhi një thumb të fortë që u interpretua menjëherë si një mesazh për Meritonin.

“Ka njerëz që te filmi ku kanë luajtur vetë nuk shkojnë në premierë, sidomos në vendin e vet. Ndërsa shkojnë në premierat e filmave të të tjerëve si lëpirsa. Lëpirësa keni me mbet gjithë jetën”

Deklarata e saj ka ndezur menjëherë rrjetin, duke nxitur komente të shumta dhe duke rikthyer në fokus marrëdhënien mes dy protagonistëve. Deri më tani, Meritoni nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre deklaratave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz