Këngëtarja drenicase Leonora Jakupi, mbrëmë ka mbajtur një koncert në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Koncerti i saj për nder të festës së Kurban Bajramit, kishte mbushur sheshin plotë me njerëz të cilët kishin ardhur për ta ndjekur “Live” këngëtaren e cila gëzon një respekt të madh nga vendasit e saj, shkruan Magazina.al
Përveç hiteve të saj, Leonora ka kënduar edhe këngë patriotike e që e kanë ndezur edhe më shumë atmosferën në Drenicë.
















