back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeLeonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u realizua brenda shtatë...

Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u realizua brenda shtatë minutash

Të ngjajshme

Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht...

ATK kalon shifrën prej 1 miliardë euro tatime të mbledhura brenda vitit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka dhënë...

Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u realizua brenda shtatë minutash

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, pas seanc[s ks[ sotme...

Ndërpritet seanca për Liridona Ademajn, vazhdon më 29 janar

Është ndërprerë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Kjo seancë...
- Advertisement -

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, pas seanc[s ks[ sotme ka deklaruar se seanca e sotme gjyqësore ka qenë emocionalisht e rëndë për familjen, pasi janë shfaqur pamjet e fundit të jetës së motrës së tij.

“Sot për ne nuk ishte një ditë e lehtë. Pasi që i pam dhe videot e fundit të jetesës së motres sonë. Ajo se çfarë pam në video sot ishte se tre të akuzuarit e kanë planifikuar mirë, pasi që e gjithë ngjarja ka ndodhur vetëm për shtatë minuta. Pra nuk ishte një vrasje e planifikuar mirë nga të tre të akuzuarit. Çfarë pam sot në këto pamje e qartësojnë mirë se Naimi së bashku me Kushtrimin janë organizatorët kryesor të vrasjes. Ndërsa vrasësi i motrës sonë është Granit Plava”, tha ai.

Ademaj falënderoi gjykatën për punën e deritanishme, por shprehu shqetësim për moslejimin e elaborimit të provave nga ana e familjes.

“ Ajo që na brengosi sot ishte moslejimi i elaborimit të provave nga ana jonë. Elaborimi i provave për ne është jetësor. Sepse e qartëson dhe më mirë rolin kyç të Kushtrim Kokallës bashkëpunimin me Naimin dhe rrugëtimin e tyre. Ne do të kërkojmë nga gjykata që t’i elaborojmë provat, sepse është e drejtë jetike. Mendoj që me ato prova që ne i kemi dhe që mendojmë se duhet të dalin qartësohet dhe më mirë grupi i tyre i organizuar në mënyrë profesionale për vrasjen e motrës sonë”, tha ai./Indeksonlione/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz