Ermir Lenjani e ka gjetur rrugën e rrjetës sot (e diel) në Superligën e Zvicrës.
Sioni ka barazuar 1-1 në udhëtimin e tyre te Xamaxi në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të kampionati zviceran.
Ky barazim i Sionit erdhi falë reprezentuesit të Shqipërisë, Lenjani, i cili shënoi goli e vetëm të Sionit.
Goli i Lenjanit erdhi në minutën 29-të të ndeshjes dhe ishte i epërsisë 0-1, por në fund nuk arritën ta mbajnë atë.
Ky ishte goli i parë i lojtarit të kombëtares kuqezi në këtë sezon në Superligën e Zvicrës, teksa ka edhe një asistim.
Me këtë barazim, Sioni ngjitet në vendin e shtatë me 10 pikë, ndërsa Xamaxi vazhdon të mbetet i fundit me nëntë pikë. /Telegrafi/


