Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar nga Xabi Alonso, në ndeshjen ndaj Real Sociedad.
Mbjotësi gjerman ka pësuar një lëndim në stërvitjen e sotme dhe nuk është ftuar për ndeshjen e fundjavës, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Real Madridit përmes një deklarate zyrtare, ka dhënë informacione për lëndimin e Rudiger.
”Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Toni Rüdiger nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim në muskulin rectus femoris të këmbës së majtë.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/
