Lëndohet një person duke prerë dru në Podujevë, dërgohet në QKUK
01

Lexo edheI riu që humbi jetën sot, djali i një pjesëtari të Policisë së Kosovës

Personi i lënduar në këtë rast është i gjinisë mashkullore ndërsa incidenti ka ndodhur në orën 11:45.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku.

Lexo edheI riu që humbi jetën sot, djali i një pjesëtari të Policisë së Kosovës
“Në ora 11:45 policia ka pranu informatë se në fshatin Brecë, një person është lënduar në pyll. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Çitaku për Indeksonline.
Tutje është theksuar se i njëjti është dërguar për në QKUK dhe se rasti është duke u trajtuar.
Duhet përkujtuar që gjatë ditës së sotme edhe një 22 vjeçar humbi jetën përgjatë orarit të punës në një pompë derivatesh në dalje të Prishtinës./Indeksonline/