BallinaLajmeLëndohen katër minatorë të Trepçës në një aksident

Lëndohen katër minatorë të Trepçës në një aksident

Të ngjajshme

Nesër seanca plenare, 16 pika të rendit të ditës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër...

1633 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë muajit mars 2026, ka...

Mesazhi i Gallapenit: Këto momente na bëjnë më të bashkuar

Futbollisti i Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar pas humbjes...

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Gjykata Supreme e Kosovës, në çështjen juridike në konflikt...

Katër minatorë të “Trepçës” kanë pësuar lëndime pas një aksidenti në komunikacion.

Në fakt, siç shihet në këto fotografi të publikuara në facebook, nga Burim Istrefi që është punëtor i Minierës së Trepçës, minibusi që po bartte minatorët, është vetaksidentuar në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.

Istrefi ka thënë se të gjithë minatorët kanë shpëtuar me disa lëndime trupore.

Klan Kosova për këtë ngjarje ka kontaktuar edhe me policinë rajonale të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së këtij rajoni, Avni Zahiti, ka konfirmuar se bëhet fjalë për një vetaksident, dhe se në të janë lënduar katër minatorë të cilët menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Zahiti ka thënë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe pas tretmanit mjekësor të gjithë janë liruar për në shtëpi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz