LDK thirrje diasporës: Regjistrimi për votim përfundon më 17 maj
dp

Lexo edheKurti hap konferencën “Future Industry Minds 2026“: Qarkullimi i përgjithshëm ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë aktualisht është 1.8 miliardë euro

Sipas njoftimit të publikuar nga LDK-ja, regjistrimi i diasporës për të votuar do të zgjasë edhe vetëm gjashtë ditë, ndërsa të gjithë qytetarët që kanë paqartësi apo hasin vështirësi gjatë procesit të aplikimit mund të kërkojnë ndihmë nga personat përgjegjës në degët e partisë në mërgatë.
Nga kjo parti kanë theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në proceset demokratike në Kosovë, duke i inkurajuar bashkatdhetarët që të mos e humbin afatin për regjistrim.
“Prandaj, të gjithë ju që keni paqartësi rreth regjistrimit për të votuar, mund t’i kontaktoni personat tanë përgjegjës në degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mërgatë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Lexo edheKurti hap konferencën “Future Industry Minds 2026“: Qarkullimi i përgjithshëm ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë aktualisht është 1.8 miliardë euro
Procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora mbetet një ndër fazat kryesore para zgjedhjeve, ndërsa institucionet dhe subjektet politike vazhdojnë thirrjet për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës.