LDK: Presidenti Rugova ka qenë dhe mbetet simbol i liderit historik
01
Lexo edhe“Nga vrasja e Ivanoviqit ka përfituar Rusia, e do destabilizimin e Ballkanit”
Lidhja Demokratike e Kosovë ka bërë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova për të shënuar 12 vjetorin e vdekjes së tij.
Deputetë, anëtarë, aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se kryesia e kësaj partie bëri homazhe për të kujtuar jetën e prijësit dhe burrështetasit të Kosovës.
Ai tha se i ndjeri Rugova me udhëheqjen e tij ka bërë që Kosova të njihet edhe në botë.
Lexo edhe“Nga vrasja e Ivanoviqit ka përfituar Rusia, e do destabilizimin e Ballkanit”
Veliu shtoi se Rugova ka qenë dhe do të mbetet lideri historik i njohur ndërkombëtarisht.
“Jemi me kryesinë e LDK-së dhe aktivistët, ta kujtojmë jetën e prijësit dhe burrështetasit të Kosovës që është i përmasave ndërkombëtare. Me udhëheqjën e tij populli i Kosovës i ka dyert e hapura gjithkund në botë”, ka thënë Veliu.
Pas homazheve Kryesia e LDK-së vizitoi familjen Rugova.