back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLDK pendohet që tërhoqi zvarrë Donika Gërvallën

LDK pendohet që tërhoqi zvarrë Donika Gërvallën

Të ngjajshme

Përkujtimi i Holokaustit në Kosovë, Kurti: I rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten

Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë,...

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar sot një...

Përkujtimi i Holokaustit në Kosovë, Kurti: I rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten

Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë,...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur keqardhje për skenat që kanë ndodhur gjatë mbajtjes së takimit të fundit të Këshillit të Përgjithshëm, ku nga kjo mbledhje u tërhoq zvarrë kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla.

“Sa i përket ngjarjes në fjalë, ashtu siç është parë qartësisht edhe në pamjet filmike, zyrtarët e sigurimit vetëm kanë kryer punën e tyre dhe i janë përmbajtur listës së të ftuarve, pa privilegjuar apo diskriminuar askënd. Zonja Donika Gërvalla-Schëarz nuk ka qenë në listën e të ftuarve dhe për këtë arsye nuk i është lejuar hyrja në mbledhjen e Këshillit, e cila veç kishte filluar akoma pa arritur ajo”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim thuhet se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, rikonfirmoi unitetin e plotë veprues dhe mbështetjen e plotë për avancimin e mëtejmë të proceseve edhe sukseseve të njëpasnjëshme që po arrihen në Kosovë, falë kontributit esencial që po jep LDK-ja në kuadër të qeverisjes së vendit

Të Fundit

Sport

ShowBiz