LDK ka këtë kusht për ta pranuar rezultatin në Prishtinë
03
Lexo edheJa çfarë thotë policia për shpërthimet e sotme në shtëpi të serbëve në Zubin Potok
Pas numërimit të votave me kusht Shpend Ahmeti ka ruajtur epërsinë dhe madje e ka thelluar atë ndaj kundër-kandidatit Arban Abrashi, në garën për Prishtinën, por Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend ta pranojë rezultatin.
Sipas nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, LDK-ja s’e pranon këtë rezultat pa pasur rinumërim të votave në Prishtinë, ashtu siç një herë kishte vendosur PZAP-i, por që Gjykata Supreme e kishte hedhur poshtë.
“Kërkojmë rinumërimin, deri sa nuk ndodh rinumërim nuk ka rezultat në Prishtinë”, ka thënë Haziri për portalin GazetaBlic.
Lexo edheJa çfarë thotë policia për shpërthimet e sotme në shtëpi të serbëve në Zubin Potok
“Do të kërkojmë çdo rrugë ligjore me dëshmu rinumërimin për Prishtinën”.
Haziri ka thënë se e njëjta vlen edhe për komunën e Dragashit.