BallinaLajmeLDK-ja diskuton zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Fushata jonë do të jetë e ndershme

LDK-ja diskuton zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Fushata jonë do të jetë e ndershme

Të ngjajshme

Barazon City, feston Arsenali

West Ham United u rikthye nga disavantazhi për të...

Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon

Pas debateve të ashpra mes Mateos dhe Artanit, Brikena...

“Po të mos ishe i martuar…”/ Nis romancë mes Juelës dhe Rogertit?

Pas disa deklaratave të dëgjuara në Prime, banorët kanë...

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

Lidhja Demokratike e Kosovës mblodhi sot kryetarët e degëve të partisë, për të diskutuar mbi zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se fushata e tyre do të jetë e ndershme dhe plot shpresë.

“Kandidatët tanë janë njerëzit e punës, të përgjegjësisë, të shpresës. Ata do të jenë kudo pranë jush, sepse ky është misioni ynë: të shërbejmë, të rikthejmë besimin, të kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit” deklaroi ai.

Ky është njoftimi i plotë i Abdixhikut:

U mblodhëm sot me Kryetarët e Degëve për të nisur betejën tonë të madhe, zgjedhjet lokale.

Nga hapja e fushatës më 13 shtator në Prishtinë, deri tek dita e fitores më 12 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës është gati! Gati të hyjë në çdo lagje, çdo fshat e çdo qytet. Gati të flasë me secilin qytetar, të dëgjojë çdo shqetësim, e të bëjë të ardhmen që meriton ky vend.

Fushata jonë do të jetë e ndershme dhe plot shpresë.

Kandidatët tanë janë njerëzit e punës, të përgjegjësisë, të shpresës. Ata do të jenë kudo pranë jush, sepse ky është misioni ynë: të shërbejmë, të rikthejmë besimin, të kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit.

Le t’i japim fund papërgjegjësisë. Le t’i japim vendit tonë shpresën që meriton. Le ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin – forcë udhëheqëse e shtetit.

Zoti na bekoftë!

Zoti e bekoftë Republikën tonë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz