BallinaLajmeLDK fton qytetarët në protestë, “që të përjashtojnë nga radhët e tyre...

LDK fton qytetarët në protestë, “që të përjashtojnë nga radhët e tyre përfaqësuesit e inkriminuar të VV-së”!

Të ngjajshme

Pas një publikimi të një liste nga Partia Demokratike e Kosovës me 267 emra, ku thuhet se të gjithë ata janë punësuar në Komunën e Prishtinës, vetëm se janë anëtarë të Vetëvendosjes, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Këto fakte janë konfirmim i asaj që degët e LDK-së në Prishtinë e kanë thënë tash e sa muaj lidhur me keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e plotë që po i bëhet Komunës së Prishtinës, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit Shpend Ahmeti.

Në këtë Komunë (Prishtinë) është arritur ‘rekord’ në kapjen e institucioneve lokale nga LVV.

LDK në Prishtinë, po ashtu, i bën thirrje qytetarëve që po organizojnë protesta kundër kapjes se shtetit, që të përjashtojnë nga radhët e tyre përfaqësuesit e inkriminuar të VV-së dhe që marshimin e tyre ta përfundojnë para Komunës së Prishtinës”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz