BallinaLajme“LDK është më e madhe se dy njerëz”, Veliu refuzon të garojë...

“LDK është më e madhe se dy njerëz”, Veliu refuzon të garojë për deputet

Të ngjajshme

Raportohet se Guardiola ka njoftuar largimin nga City

Duket se largimi i Pep Guardiolës nga Manchester City...

Shënon Amir Rrahmani, Napoli e dyfishon epërsinë ndaj Pisas

Napoli e ka dyfishuar epërsinë ndaj Pisas. Ishte qendërmrojtësi kosovar,...

Kurti premton reformë pensionale: Pensionistët do të kenë trajtim meritor

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, gjatë një...

PDK-ja kundër qasjes së Kurtit, Deliu-Kodra: Qytetarët meritojnë jetë më të mirë

Blerta Deliu-Kodra, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e...

Agim Veliu ka refuzuar publikisht kandidaturën për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, duke shpërthyer me akuza të ashpra ndaj lidershipit aktual të partisë.

Përmes një reagimi të gjatë publik, Veliu tha se nuk e di në cilën kategori të “bashkimit të madh” të promovuar nga LDK-ja bën pjesë ai, duke shtuar se kandidatura e tij këtë herë po përdoret për “mbijetesë politike” të udhëheqjes aktuale.

Ai kujtoi se para zgjedhjeve të 28 dhjetorit kishte shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e listës zgjedhore, por sipas tij, kandidatura ishte refuzuar nga dega me arsyetimin se ishte “vendim i shefit të madh (Lumirit)” që ai të mos garonte.

“Ndërsa sot e njëjta kryesi, me bekimin e shefit, më paska propozuar të jem në listën e kandidatëve për deputetë. Madje pa më kontaktuar dhe pa më konsultuar fare”, ka shkruar Veliu.

Ai ka deklaruar se nuk largohet nga LDK-ja, por refuzon të bëhet pjesë e një projekti që, sipas tij, e largon partinë nga identiteti i saj institucional dhe shtetformues.

Në reagimin e tij, Veliu kritikoi ashpër lidershipin aktual të partisë, duke e akuzuar për përçarje, polarizim të anëtarësisë dhe humbje të vazhdueshme elektorale.

“LDK është më e madhe se interesat meskine të dy njerëzve”, përfundon reagimi i tij. /Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -