BallinaLajmeLDK dhe AAK i thonë “jo” Kurtit: Asnjë votë për formimin e...

LDK dhe AAK i thonë “jo” Kurtit: Asnjë votë për formimin e qeverisë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Dy nga partitë opozitare kryesore në vend, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kanë përjashtuar mundësinë e dhënies së votave për Albin Kurtin në përpjekjet e tij për të formuar qeverinë e re. Kjo vjen ndërsa kryeministri në detyrë ka afat deri të dielën për të siguruar shumicën në Kuvend.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në një intervistë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka deklaruar prerë se partia e tij nuk do të mbështesë Kurtin në asnjë rrethanë, madje as nëse Vetëvendosje do t’u ofronte postin e Presidentit të Republikës, transmeton lajmi.net.

“Nuk mundet me pas në këto rrethana votë për Albin Kurtin, e kemi një bjeshkë në mes. Nuk do të ketë votë. Nuk ka ndryshuar diçka që ne me ndryshu qëndrim. [Nëse ua ofron postin e presidentit?] Faleminderit shumë, nuk ia japim votën. Nuk jemi të gatshëm dhe nuk është temë më në tavolinë presidenti,” – tha Haradinaj, duke i dhënë fund çdo spekulimi për një marrëveshje të mundshme politike.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili sonte në Debat Plus theksoi se LDK-ja nuk ka pasur asnjë kontakt me Lëvizjen Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm qeverisës. Ai e cilësoi “zhurmë të pajustifikuar” interesimin publik rreth një bashkëpunimi të mundshëm mes dy partive.

“Kam parë e kam vërejtur që ka një interesim të pa drejtë, një zhurmë të madhe rreth çështjes së një koalicioni eventual të LDK-së në këtë fazë. Dua të ritheksoj pozicionin e LDK-së të pandryshueshëm. Nuk kemi pas asnjë kontakt as në distancë që nga letra e fundit e para disa muajve,” – u shpreh Abdixhiku në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini..

Ai shtoi se LDK nuk është pjesë e “politikës nën tavolinë” dhe se vendimet e saj do të mbeten të qarta e transparente ndaj qytetarëve.

Me qëndrimet e shprehura nga AAK dhe LDK, Albin Kurti mbetet përballë një sfide të vështirë për të siguruar numrat e nevojshëm në Kuvend për formimin e qeverisë së re, me afatin që përfundon të dielën./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz