back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeLaws: Mizoria që kemi parë në këtë çështje gjyqësore ka qenë ekstreme,...

Laws: Mizoria që kemi parë në këtë çështje gjyqësore ka qenë ekstreme, edhe Selimi mori pjesë në rrahje

Të ngjajshme

Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria

Glauk Konjufca, nënkryetari i LVV ka thënë se të...

Ramosaj zyrtarizon drejtorët në Deçan

Në kuadër të konsolidimit të qeverisjes lokale dhe organizimit...

Simon Laws i cili përfaqëson viktimat në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, deklaroi se mizoria që kanë parë në këtë rast ka qenë ekstreme.

Madje, ai tha që viktimat janë keqtrajtuar edhe nga figura të larta, duke përfshirë edhe të akuzuarin Rexhep Selimi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Mizoria që kemi parë në këtë çështje gjyqësore ka qenë ekstreme. Nuk mjaftonte që t’i ndëshkojnë personat thjesht duke i burgosur, por në pothuajse në të gjitha rastet, të ndaluarit, viktimat që unë përfaqësoj- u trajtuan në mënyrë të tmerrshme dhe mizore edhe nuk pati absolutisht proces të drejtë ligjore”, tha ai.

Përveç kësaj, mbrojtësi i vikamave tregoi për mënyrën se si pretendohet se janë mbajtur të ndaluarit në qendrat e ndalimit.

“Kemi dëgjuar persona që i kanë rrahur në ahure të rrethuar me mbetje kafshësh, në dhoma që ishin të ftohta në dimër dhe që vlonin nga vapa në verë, që të burgosurve nuk iu është dhënë ushqim dhe ujë dhe nuk iu jepej asnjë informacion se sa do të zgjaste kjo përvojë e keqe dhe nëse do të dilnin të gjallë prej saj”, tha ai.

Ai po ashtu foli edhe për mënyrën se si pretendohet janë keqtrajtuar të ndaluarit, duke përmendur që u është hedhur kripë në sy e plagë.

“Kemi dëgjuar viktima që i kanë rrahur me hekur të nxehtë, që i kanë urinuar, që i kanë hedhur krip në sy dhe në plagë, që i kanë rrahur në organe gjenitale deri në pikën sa nuk ishin në gjendje që të bënin më fëmijë, që i kanë tallur dhe i kanë ekzekutuar”, tha ai, duke shtuar se një dëshmitar tregoi se si i dridhej trupi kur e vendosen në kontakt me rrymën.

Laws tha se viktimat janë rrahur edhe nga ushtarë të rinj, por edhe nga figura të larta si Sabit Gaci e Xhemshit Krasniqi, e madje edhe nga Rexhep Selimi. Tha se viktimat janë rrahur edhe nga gra e po ashtu edhe nga të burgosur të tjerë të detyruar.

Mbrojtësi i viktimave foli për pasojat psikologjike që kanë viktimat në këtë çështje, duke shtuar se disa prej tyre kanë ende frikë për të qëndruar vetëm, ose frikë nga errësira, e disa të tjerë i përjetojnë ngjashëm ngjarjet që u kanë ndodhur.

Ai foli edhe për viktimat e tërthorta dhe si ka ndikuar ndalimi dhe keqtrajtimi i të dashurve të tyre.

Të Fundit

Sport

ShowBiz