Lamine Yamal flet pasi doli i 3-ti për “Topin e Artë”: Gjërat e mira kërkojnë kohë
dp

Lexo edheIa sheh sherrin Sassuolo përsëri mungesës së Aro Muriq, mposhten thellë nga Lazio

Lamine Yamal edhe këtë vit nuk e fitoi “Topin e Artë”.
Mirëpo ai arriti të futet në top 3-she, duke u pozicionuar në vend të 3-të ndryshe nga viti i kaluar ku doli i dyti.
Pas kësaj ceremonie, Yamal foli për herë të parë duke thënë se do të vijë koha e tij.

Lexo edheIa sheh sherrin Sassuolo përsëri mungesës së Aro Muriq, mposhten thellë nga Lazio
“Do të vijë. Gjërat e mira kërkojnë kohë dhe unë i besoj rrugës që po ndërtoj. Nuk ka nxitim. Jam plot shpresë dhe besim se një ditë do të vijë momenti im”. “Urime fituesve. Fokusi im tani kthehet tek ajo që ka vërtet rëndësi: të ndihmoj Barcelonën të fitojë përsëri”, u shpreh Yamal.
Kujtojmë se këtë vit fitues i “Topit të Artë”, ishte Harry Kane i cili bëhet anglezi i parë që nga Michael Owen, që fiton këtë çmim./IndeksOnline/