BallinaLajmeLajmi i shumëpritur vjen nga Feronikeli (Video)

Lajmi i shumëpritur vjen nga Feronikeli (Video)

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të punëtorëve, ka bërë të ditur për Televizionin 7 se me pronarin e ri të Ferronikelit, kjo ndërmarrje metalurgjisë shpejt do të fillojë punën. Madje, edhe punëtorët e kanë një kërkesë të tillë, që ata së më shpejt të punojnë.

Ka tre muaj që kur fabrika më e madhe e metalurgjisë në Kosovë ka rënë në qetësi.

Mirëpo, kjo qetësi pritet të përfundoj me ardhjen e pronarit të ri, gjë për të cilën, punëtorët janë njoftuar vetëm pak ditë para se të ndodhte.

Fehmi Nika, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve tregon se të martën ata e kanë pasur një takim me pronarin e ri.

E kërkesa kryesore e punëtorëve të Ferronikelit, sipas Nikës është që ata të fillojnë punën sa më parë, duke u bazuar në premtimet e pronarit të ri.

Gjiganti metalurgjik i Kosovës, që nga koha kur është privatizuar, problem kryesor ka pasur plotësimin e kushteve të punës për punëtorët që në prill të vitit 2018 i ka bërë ata të ndërprenë edhe prodhimin.

E sipas Nikës, në takimin që kanë pasur me pronarin e ri, ai u ka premtuar që do t’ua kompensojë 50 përqindëshin e pagës së qershorit.

“Televizioni 7 ka provuar të marrë një prononcim nga menaxhmeti i ri i Ferronikelit, mirëpo ata nuk kanë pranuar të flasin me arsyetimin se ende nuk e kanë dritën e gjelbër për t’u deklaruar para mediave.”

E fabrika më e madhe metalurgjike në Kosovë, është blerë NKL Limited, pjesë e Balfin Group me pronar miliarderin shqiptar, Samir Mane.

Mirëpo, prodhimi në këtë fabrikë ende nuk dihet se kur do të fillojë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz