BallinaLajmeLajmi i fundit || Një javë para zgjedhjeve: Vjen emri i kandidatit...

Lajmi i fundit || Një javë para zgjedhjeve: Vjen emri i kandidatit konsensual për kryetar të LDK-së

Të ngjajshme

‘‘Kujdes, shmangni zonat e rrezikshme’’- Ortek bore në Valbonë, pamje

Një ortek bore ka ndodhur sot në pjesë veriore...

Klubi Alpin Prishtina paralajmëron: Ortek në Valbonë!

Klubi Alpin Prishtina, ka paralajmëruar për një ortek në...

Rama: Demonstratat e 1981, dëshmi e guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në 45-vjetorin e demonstratave...

Austria i thotë “JO” SHBA-së për Iranin, Europa ndan qëndrimet ndaj luftës

Austria ka refuzuar kërkesën e Shtetet e Bashkuara të...

Korridori 8 dhe gjuha shqipe, pjesë e shqetësimeve në takimin me kongresmenin amerikan

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut (AAOFNM) dhe organizata...

Derisa po afrohet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, kanë filluar edhe propozimet për kandidat konsensual.

Gazeta Blic ka marrë vesh se së fundi si kandidat konsensual është permendur edhe emri i Arban Abrashit, për kryetar të LDK-së.

Ish- kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, siç merr vedh Gazeta Blic e ka mbështetjen e një pjese të LDK-së, derisa mbështetjen më të madhe po ia jep, kryetari i Pejës, Gazmend Muhëxheri.

“Abrashi po shihet si një kandidat konsensual. Një pjesë e LDK-së, e sidomos Gazmend Muhaxheri po e mbështet Abrashin si kandidat konsensual për kryetar të LDK-së”, tha ky burim.

Ndërkohë “Gazeta Blic” ka bërë përpjekje disa herë për të marrë një qëndrim edhe nga vet Abrashi, nëse është i gatshëm të marrë në dorë drejtimin e LDK-së, por nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Në anën tjetër as Muhaxheri nuk ka qenë i çasshëm në thirrjet telefonike të redaksisë, për të konfirmuar pohimet për mbështetjen e Abrashit në garën për kryetar.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme “Gazeta Blic” ka raportuar se Isa Mustafa vazhdon të jetë më i forti në parti.

Fitorja e Isa Mustafës, gjegjësisht kandidatëve që ai shtyu në Mitrovicë dhe Ferizaj, atë e bëjnë njeriun më më së shumti delegatë.

”Isa Mustafa ka hiq më pak se 120 delegatë. Pas fitores në Ferizaj dhe Mitrovicë, ai tani është në pozicion shumë të mirë, sepse në raport me kandidatët tjerë ka numrin më të madh të delegatëve”, tha ky burim.

Ndërkohë, sipas këtij burimi, pas Mustafës me numrin më të madh të delegatëve, pason Agim Veliu e Lutfi Haziri me nga 70-80 delegatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz