LAJMI I FUNDIT: Kjo është arsyeja e mungesës së Vedat Muriqit në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës
BILLI

Lexo edheNeymar me lot në sy pas humbjes së Champions

Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin shtator, ku do të përballet me Moldavinë dhe me Greqinë.
Kosova fillimisht do të luajë ndaj Moldavisë me 3 shtator në Parma të Italisë – ndërsa tre ditë më vonë do të përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton GazetaBlic.
Bernard Challandes, trajneri i Kosovës para pak minutave ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, ku është vërejtur mungesa e Vedat Muriqit.
GazetaBlic Sport ka konktatuar me ndihmës-trajnerin, Muharrem Sahiti, i cili ka zbuluar se sulmuesi kosovar është i lënduar.

Lexo edheNeymar me lot në sy pas humbjes së Champions
“Vedati është i lënduar. Është lënduar në stërvitje, nuk ka diçka ndonjë lëndim serioz, por nuk mund të llogarisim në shërbimet e tij”, ka thënë shkurtimisht Sahiti.
Vlen të theksohet se Kosova është pjesë e Ligës C dhe bën pjesë në grupin 3 bashkë me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.