Lajmi i Fundit: Haradinaj do të arrestohet në Preshevë
BILLI

Lexo edheKryeministri Haradinaj ofron mbështetjen e tij për ekipin e mjekëve nga “Gift Of Life International”

Dje gjatë ditës pati spekulime se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ftuar ta vizitojë Preshevën.
E ndaj kësaj ka reaguar ashpër ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviq.
Ai ka paralajmëruar arrestimin e Haradinajt nëse ky i fundit hynë në Preshevë.
“Gjykata jonë është përgjegjëse për të. Urdhri mbetet në fuqi dhe ai patjetër që do të arrestohet”, ka thënë Stefanoviq për Kurir.

Lexo edheKryeministri Haradinaj ofron mbështetjen e tij për ekipin e mjekëve nga “Gift Of Life International”
Haradinaj akuzohet nga Serbia për “krime lufte”, për çka është liruar dy herë nga Haga.
Kryeministri i vendit ishte arrestuar vitin e kaluar në Colmar të Francës, por që më pas u lirua.
Kërcënimet për arrestimin e Haradinajt vijnë sidomos pas arrestimit të Gjuriqit në Kosovë./lajmi.net/