back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeKryeministri Haradinaj ofron mbështetjen e tij për ekipin e mjekëve nga “Gift...

Kryeministri Haradinaj ofron mbështetjen e tij për ekipin e mjekëve nga “Gift Of Life International”

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim një ekip të mjekëve dhe ekspertëve amerikanë nga “Gift Of Life International”, të cilët Kosovën e ndihmojnë në fushën e mjekësisë që nga viti 2009.

Kryeministri Haradinaj falënderoi ekipin e mjekëve nga Spitali i fëmijëve në Boston, të kryesuar nga Roger Fagan dhe ekipin themelues të nismës në Kosovë, të kryesuar nga profesori Mazllum Belegu, për ndihmën e realizuar deri tani në mjekimin e shumë pacientëve kosovarë dhe për planet që këto nisma të vazhdojnë.

Deri tani, “Gift of Life” ka mjekuar 106 fëmijë të Kosovës, kryesisht nga sëmundjet e zemrës derisa planet janë që ky projekt të pasohet me  një qendër të ekselencës në Kosovë, që do ta mbulojë edhe Ballkanin për proteza të , si dhe për ekzaminimin, vlerësimin dhe vendosjen e pajisjeve të dëgjimit. Për këto projekte dhe për vazhdimin e operacioneve të kardiokirurgjisë, Kryeministri Haradinaj tha se do të ofrojë mbështetjen e duhur për organizatën në fjalë.

“SHBA-të gjithmonë i kanë qëndruar në krah Kosovës. Sot këtë ndihmë po e japin në fushat më të nevojshme për jetët tona. Falë programeve të tilla shëndetësore, janë shpëtuar shumë jetë, kanë ndryshuar shumë jetë”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Qeveria e vendit është e përkushtuar për përmirësimin e gjendjes në shëndetësinë e Kosovës dhe për reformimin e sistemit shëndetësor.

Në takim ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, i cili tha se do të caktojë ekip të posaçëm për të përafruar nevojat e sistemit shëndetësorë në vend me mundësitë e ndihmës nga ana e “Gift Of Life International”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz