back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaSportLAJMI I FUNDIT: Argjentina ndërprenë stërvitjet për Miqësoren me Izraelin, shkaku i...

LAJMI I FUNDIT: Argjentina ndërprenë stërvitjet për Miqësoren me Izraelin, shkaku i Palestinës

Të ngjajshme

Asnjëra Kombëtare nuk ka bërë ndonjë lajmërim zyrtar, por edhe ndeshja pritet të anulohet

Argjentina pritej të zhvillonte një ndeshje miqësore kundër Kombëtares se Izraelit të shtunën në Jerusalem por ajo mund të anulohet për shkak të rrezikut kanë raportuar mediat e Argjentinës. Raportet lokale thonë se po ashtu ka pasur një presion nga Palestina që ndeshja të anulohet.

Asnjëra Kombëtare nuk ka lëshuar ndonjë lajmërim zyrtar derisa ndeshja e paraparë për ngrohje në Botëror ishte pritur me padurim nga tifozët e Izraelit, kryesisht për shkak të pjesëmarrjes se Messis.

Është theksuar se Argjentina nuk do të luaj në Izrael, por është preferuar Barcelona si terren për parapërgatitje për Botëror, e ku kanë mbetur edhe nëntë ditë për t’u hapur në Rusi. Ka pasur po ashtu presion të madh nga Palestina madje është shkruar edhe një letër e hapur për Messi që mos të luaj në Jerusalem.

Madje ka pasur edhe protesta në Buenos Aires dhe Barcelonë para kampit stërvitor të Argjentinës që mos të udhëtojnë për Izrael.

Jorge Sampaoli, trajner i Argjentinës, ka thënë se ai nuk është i interesuar për një ndeshje me Izraelin që ka kaq shumë ankesa. Në Argjentinë thonë se ka një mundësi që Izraeli të udhëton në Barcelonë edhe pse mundësitë janë të vogla dhe se ndeshja me gjasë nuk do të zhvillohet.

Gazetat e Argjentinës, Ola, Klarin dhe disa të tjera kanë thënë se tashmë Federata e Futbollit të Argjentinës vetëm e ka njoftuar atë të Izraelit që nuk do të udhëtojnë për të luajtur në Jerusalem në kushte të këtilla kur siguria për ndeshje është shumë e vogël. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz