LAJMI I FUNDIT, Takohen PDK dhe LDK: Negociojnë për arritjen e një koalicioni!
Grupet për koalicion nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Partia Demokratike e Kosovës sot kanë zhvilluar një takim për mundësinë e një koalicioni në nivel lokal, për Komunën e Prizrenit.
Burime të Gazeta Blic kanë bërë të ditur se ky takim është zhvilluar sot me c’rast PDK i ka bërë një ofertë të majme LDK-së.
Sipas kësaj oferte, PDK i ka premtuar LDK-së më shumë se gjysmën e pushtetit në këtë komunë, nëse do ta mbështesin kandidatin Shaqir Totaj, në balotazhin e 19 nëntorit.
Gjithashtu, premtim tjetër që PDK i ka bërë LDK-së, ka të bëjë me atë se nëse fiton Totaj, asnjë parti tjetër nuk do të jetë pjesë e koalicionit pos PDK-së e LDK-së.
Sipas këtyre burimeve në këtë takim LDK ka qenë e përfaqësuar nga Grupi Negociues i përbër nga katër anëtar, derisa nga PDK në takim ka qenë Shaqir Totaj dhe Kujtim Gashi.
Lexo edheSkandaloze: Në librat e biologjisë në Kosovë, personi me sindromën Down cilësohet ‘idiot mongoloid’
LDK ditë më parë ka marrë vendim që ta emëroj një grup negociues për të negociuar me VV-në dhe PDK-në për koalicion për balotazh. Këtë grup sipas mediave e përbëjnë: Haxhi Avdyli, Fatmir Memaj, Haziz Hodaj dhe Xhavit Ukaj.
Në zgjedhjet e 19 nëntorit në Komunën e Prizrenit do të përballen në balotazh Shaqir Totaj i PDK-së dhe Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa, kandidati i LDK-së për Komunën e Prizrenit në zgjedhjet e tetorit ka marrë 19.68% të votave.














