BallinaLajmeLajmi i fundit: Pas Vetëvendosjes, përçahet edhe kjo parti

Lajmi i fundit: Pas Vetëvendosjes, përçahet edhe kjo parti

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Pas Vetëvendosjes në Kosovë është përçarë edhe Lëvizja BESA në Maqedoni.

Kryesia ka shkarkuar kryetarin Bilal Kasami, për shkak të rezultatit në zgjedhjet lokale, ndërsa ai vetë e cilëson një vendim të paligjshëm.

BESA lindi si lëvizje nga zhgënjimi me partitë tradicionale shqiptare në Maqedoni, por që nuk i rezistoi përplasjeve.

“Këshilli Qendror ka shkelur me çdo veprim të tij statutin, e kanë dëmtuar Lëvizjen BESA”, deklaroi Kasami, “pjesëtarët e tij kanë hyrë në mënyre të paligjshme në selinë në Shkup ashtu siç hakeruan edhe faqen time personale si dhe atë të Lëvizjes”.

Në mbledhjen e këshillit, ishte diskutuar ndër të tjera përgjegjësia e liderit të BESA-s për zgjedhjet lokale dhe shkelja e statutit të partisë.
Në krahun e Kasamit janë rreshtuar dy deputetë të tjerë, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli.

Anën e kryetarit të ri Nexhbedin Kahremani e mbajnë dy ligjvënës të tjerë, bashkëthemeluesi Afrim Gashi dhe Rexhep Memedi.

Sipas mediave vendase, me këtë lëvizje goditet rëndë grupi parlamentar i kësaj lëvizjeje. Përçarja e krerëve të BESA-s, thonë ata, është përjetuar rendë tek elektorati i saj.

Lëvizja BESA, një forcë mjaft e re politike u krijua në 2014-tën, si vullnet i një grupi të pakënaqur me përfaqësimin që po u bëhej shqiptarëve në skenën politike të Maqedonisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz