Lajmërohet Albin Kurti, ky është mesazhi i tij
dp

Lexo edheExitPolli i Albanian Post: VV 43 për qind, PDK 22 për qind, LDK 18 për qind

Pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve, Albin Kurti ka dalur me një thirrje publike. Kurti ka kërkuar që të ruhet secila vota.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.
Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike.
Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote” shkruan Kurti në njoftim./Indeksonline/

Lexo edheExitPolli i Albanian Post: VV 43 për qind, PDK 22 për qind, LDK 18 për qind