Lajm i rëndë: 39-vjeçarja nga Rahoveci var veten, lë pas 3 fëmijë
Mëngjesin e së hënës 39-vjeçarja nga fshati Potoqan i komunës së Rahovecit ia ka marrë vetes jetën. Ajo është vetëvarur me një litar rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm. Ishte e martuar dhe kishte tre fëmijë.
Ia mori jetën vetes duke u varur në një litar. Mëngjesin e sotëm një 39-vjeçare nga fshati Potoqan i komunës së Rahovecit, u gjend e vdekur nga ana e familjarëve të saj rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm.
Lajmin për Express e ka konfirmuar togeri në komunën e Rahovecit, Osman Ismajli.
“Mund të ju konfirmoj se sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar një informatë se një grua ka varur veten në fshatin Potoqan të komunës së Rahovecit”, ka thënë Ismajli për Express.

Lexo edheInvestimet në infrastruktur për vitin 2018 në vlerë prej 3.4 miliard euro
Ndërkohë, gazeta mëson se viktima ka qenë e martuar dhe ka lënë pas 3 fëmijë. E njëjta ishte trajtuar kohë më parë për shkak të gjendjes së saj jo të qëndrueshme.
Ky rast është rasti i dytë i vetëvrasjes në Kosovë. Para dy ditëve edhe një 47-vjeçare nga komuna e Gjilanit ia mori jetën vetes duke pirë acid në vendin e saj të punës, ku për disa vite punonte si rrobaqepëse. /Express/














