back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaRegjionaleLajm i mirë për Skenderajn, vjen projekti me vlerë rreth 1 milion...

Lajm i mirë për Skenderajn, vjen projekti me vlerë rreth 1 milion euro

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka vizituar sot komunën e Skenderajt, ku bashkë me kryetarin e komunës Bekim Jashari kanë nënshkruar 4 memorandume të bashkëpunimit për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të këtyre memorandumeve ministrja Reshitaj u shpreh e kënaqur  që këto projekte do të realizohen në vendin që historikisht  dha shumë për Kosovë dhe  çlirimin e saj. Me tej ajo shtoi se këto projekte do të ndikojnë drejtpërdrejtë në ngritjen e nivelit të mirëqenies dhe cilësisë së jetës së qytetarëve të kësaj komune.

“Qytetaret e Skenderajt, fatkeqësisht edhe pas 19 vite pas lufte po ballafaqohen me mungesën e së drejtës elementare për qasje në ujë të pijshëm, andaj projekti jonë për kyçjen në ujësjellës është vetëm fillimi i asaj që duhet dhe do të bëjmë për qytetaret e kësaj komune” deklaroi ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër kryetari i komunës Bekim Jashari pasi falënderoi ministren për investimet që do të bëhen në Skenderaj, shprehu garancinë që  projektet e financuara nga MMPH-ja  do të realizohen sipas planit dhe nuk do të lejojë që të ketë devijime.

“Këto projekte janë jetike për kyçjen e qytetarëve në ujësjellës dhe rregullimi i lumit Klina që qytetarët e Skenderajt e dinë shumë mirë vlerën e këtij lumi dhe ju garantoj dhe siguroj që këto projekte kanë për tu kryer ashtu edhe siç janë paraparë dhe nuk do të lejojë të dalin jashtë vijave të projekteve”, tha Jashari.

Image may contain: 2 people, people standing

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz