Komuna e Drenasit ka njoftuar gjithë fermerët se ka filluar Programi për Pagesa Direkte për vitin 2019.
Në njoftimin e komunës thuhet:
THIRRJE PËR APLIKIM
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojnë për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte 2019.
Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella të grurit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjellja te farës së grurit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella të elbit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella të thekrës;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella tëtërshëres;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella të misrit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella të lulediellit;
Pagesa Direkte për vreshta ekzistuese;
Pagesa Direkte për verë të prodhuar dhe deklaruar zyrtarisht;
Pagesa Direkte për pemishtet ekzistuese;
Pagesa Direkte sasinë e dorëzuar / shitur të frutave të mjedrës;
Pagesa Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë së rrushit mbi nënshartesat vegjetative;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me perime;
Pagesa Direkte për bujqësi organike;
Pagesa Direkte për lopë dhe buallica qumështore;
Pagesa Direkte për dele;
Pagesa Direkte për dhi;
Pagesa Direkte për bletari;
Pagesa Direkte për pula vojse;
Pagesa Direkte për thëllëza;
Pagesa Direkte për dosa në riprodhim;
Pagesa Direkte për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës;
Pagesa Direkte për sasinë e dorëzuar / shitur të duhanit.
Periudha e aplikimit:
Aplikimi zgjatë 30 ditë kalendarike dhe fillon nga dita e shpalljes publike, nga data 30.05.2019 dhe përfundon më datë 30.06.2019 .
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.
Në rast se një fermer aplikon për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.
Gjatë procedurës së kontrollit në terren, në rast të gjetjes së shkeljeve, do të aplikohen masa ndëshkimore, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ MBPZHR për Pagesat Direkte në Bujqësi per vitin 2018.
Sqarim:
Gjatë kontrollit në terren, në rast të gjetjes së parregullsive, do të aplikohen masa ndëshkimore duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2019.
Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar dhe i pakompletuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.
Informatat:
Për kriteret dhe procedurat për aplikim, informatat e hollësishme mund të merren në ueb faqen e MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.
https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/shpalljet/