BallinaLajmeLajm i mirë: Marrin fund pritjet e gjata të qytetarëve për letërnjoftime...

Lajm i mirë: Marrin fund pritjet e gjata të qytetarëve për letërnjoftime dhe pasaporta

Të ngjajshme

Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje se lindje në fillim të 2026-ës

Kurbat e demografisë shqiptare kanë shënuar një pikë kthese...

11 persona të lënduar në aksidentin që ndodhi në Prilep të Deçanit

Sot rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka marrë...

Ibrahimi: Ministri Krasniqi s’ka të drejtë të përzihet në punët e Asociacionit të Komunave

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Personi i afërm me Vjosa Osmanin: VV-ja synon devijojë marrëdhëniet me SHBA-në

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj ka thënë...

Që nga muaji gusht, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të pajisen me letërnjoftime dhe pasaporta, pasi Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka siguruar materialet e nevojshme.

Pas katër muajve, sot MPB-ja ka arritur të sigurojë materilaët për për të prodhuar këto dy dokumente.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Ministrisë e Punëve të Brendshme, Rroksana Qarri

“Jemi furnizuar me material për letërnjoftim. Ka materiale të bollshme dhe të gjithë ata që kanë aplikuar deri më sot, do të mund të pajisen me letërnjoftim brenda dy javësh”, tha Qarripër Lajmi.net.

Deri më tani të vetmit që kanë mundur të marrin këtë dokumente janë ata që kanë paguar 50 respektivisht 100 euro për procedurë të shpejtë. Shteti nga kjo ka përfituar rreth 1 milionë e gjysmë euro,

Ministria e Punëve të Brendshme ishte arsyetuar se nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë nuk kishte arritur që t’i kryejë me kohë procedurat për këtë furnizim.

Tenderin për furnizim me letërnjoftime dhe pasaporta për vitin 2020-2021, e kishte fituar kompania e njëjtë që ka bërë furnizimin deri më tash. Ka disa vjet që furnizimin me letërnjoftim e bënë kompania gjermane “Veridos”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz