Lajm i madh! Arrin ilaçi kundër kancerit: Terapia do të jetë e shkurtër, e lirë dhe efikase!
Nuk duket e mundshme. Por thonë se është e vërtetë. Një ekip i vogël i shkencëtarëve ka bëfrë të ditur se brenda një viti do të kenë “ilaçin e plotë” të parë për kancerin, transmeton Gazeta NewBorn.
“The Jerusalem Post”, madje, shton se terapia do të jetë e shkurtër, e lirë dhe efikase dhe se nuk do të ketë efente anësore apo ato do të jenë minimale.
Ilaçi është quajtur MuTaTo (multi-target toxin), ndërsa hulumtuesit thonë se në esencë mund të konsiderohet si antibiotik kundër kancerit, sepse posedon teknologjinë e “pengimit të rritjes së qelizave malinje në nivelin më të lartë”.
Ky lajm i pabesueshëm për shërimin e kancerit vjen nga kompania izraelite Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd. (AEBi), të themeluar në vitin 2000 në inkubatorin ITEK në parkun shkencor izraelit Kiryat Weizmann në Nessu Zioni.

Lexo edheShokuese mbi 1 mijë fëmijë u vranë në Siri, vetëm në vitin 2018
“Besojmë se për një vit do të kemi terapinë komplete për kancerin”, ka thënë Dan Aridor, kryetar i kompanisë.
Ai ka shtuar se ilaçi do të jetë efikas që nga dita e parë e shërimit, i cili do të zgjasë disa javë me kurrëfarë efektesh anësore apo me minimale, ndërsa çmimi do të jetë më i ulët se shumica e terapive për kancer, të cilat ndodhen aktualisht në treg.
Jerusalem Post shkruan se ky ilaç kundër kancerit bazohet në bakteriofage. Shkencëtarët e fusin proteinën me ADN-në e koduar në bakteriofag, virusin i cili e infekton bakterien. Kjo mundëson prodhimin e peptideve dhe njëkohësisht veprimin në shumë receptorë të qelizave malinje./














