Pritjet e gjata për të dal nga Kosova në pikën kufitare me Serbinë në Merdare janë duke zgjatur edhe në ditën e sotme.
Për njerëzit që janë duke pritur deri në pesë orë është duke menduar Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri.
Ai ka blerë disa batanije të cilat do tua dhurojë gurbetqarëve që janë në kolona.
“Në emrin e qytetarëve të Kosovës, për ju vëllezër e motra gurbetqarë, jam nisur në Merdare në Kufi, për të ju dhënë nga vetja sadopak nga një batanije( Qebe) për rrugë! Edhe pse e di që i keni të gjitha, si shenj e pritjeve me orë të gjata me vrau ndërgjegjja që të qëndrojë i ulur në shtëpi! Dhe u nisa tani për atje”, shkruan Tahiri në rrjetin social Facebook.
Ja postimi i plotë i tij:
