BallinaKulturëLabinot Tahiri dhuron 1000 euro për Notre Dame

Labinot Tahiri dhuron 1000 euro për Notre Dame

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Labinot Tahiri ka bërë të ditur se ka dhuruar 1000 euro nga rroga e deputetit për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Francë.

Labinot Tahiri ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shihet bashkë me prindërit.

Përmes saj, ai ka njoftuar se ka venosur që nga rroga e tij si deputet t’i dhurojë 1000 euro dhe këtë gjë e bën për prindërit e tij, të cilët janë mirënjohës që shteti francez i strehoi dhe u siguroi udhqim e veshmbathje.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Nuk kemi pasur asgje, kur këta dy shpirta mi shpëtoi Zoti dhe Franca!

Nuk i gëzohem shumë këtij fati, se në atë kohe lufte, na vdiqen e u vranë shumë familje shqiptare , burra gra pleq e fëmijë!

Por, sot pak mu dha mundesia, të ndaj nga vetja imë për prindët e mi, që duan të janë mirënjohës për Shtetin Francez, që i strehoi, dhe ju garantoi siguri, ushqim e veshëmbathje gjatë asaj kohe ku ishin edhe vellau dhe dy motrat e mia! .

Sot, nga rroga ime e Deputetit, edhe pse nuk qëndroj mirë me financa pasiqë dhurova pasaportat e mia muaj më parē, edhe pse janë pak para këto por zemra e thot, që dua të ndaj 1000 euro për Notre Dame!

Për këtë mundesi u jam mirënjohës shqiptarëve të mi?? Falemindérit Francë.

Zoti ju bekoftë të gjithëve, dhe ata që i duan shqiptarêt.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipērisë”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz