Gold AG sapo ka publikuar këngën e re me motive patriotike.
Gold AG sapo ka publikuar projektin e tij të ri me titull “Mirë se t’gjeta moj Kosovë”, shkruan lajmi.net.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është përkujdesur vetë reperi, orkestrimin e bëri Alban Fortuna, ndërsa videoklipin e punoi “Imagine Films”.
Pjesë e këtij videoklipi është edhe aktori i njohur Çun Lajçi.
Në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni këngën e re nga reperi Gold AG, e cila edhe këtë herë ka motive patriotike./Lajmi.net/