Këngëtari, Labinot Rexha ka shprehur dëshirën e tij që të futet në Big Brother Vip Kosova.
Përmes një statusi në Facebook, Labi ka thënë se dëshiron debat me Ikballe Hudutin, pasi edhe kjo e fundit shprehu dëshirën për të qenë pjesë e shtëpisë më të madhe në Kosovë.
“Nëse Igballe Huduti është në Big Brother, nuk ka askush që mund të përballet me të në debat më fort se unë. Asnjë nuk e njeh rrjetin dhe mënyrën e saj të ndikimit fetar sa unë”, është shprehur Rexha. /Indeksonline/
