Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita
dp

Lexo edheCaktohet data për “Finalissima”, Messi vs Lamine Yamal luajnë ndaj njëri tjetrit në vitin 2026

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës do ta jetë mysafire e skuadrës spanjolle, Rayo Vallecano, shkruan IndeksOnline.
Sfida mes Rayo Vallecano dhe Dritës, zhvillohet në stadiumin ”Campo de Futbol de Vallecas” në Madrid dhe fillon nga ora 21:00.
Kjo përballje do të transmetohet ekskluzivisht në RTK 1.

Lexo edheCaktohet data për “Finalissima”, Messi vs Lamine Yamal luajnë ndaj njëri tjetrit në vitin 2026
Drita nga pesë ndeshje të zhvilluara, ka shënuar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, duke grumbulluar 8 pikë, derisa Rayo Vallecano ka 10 pikë.
Intelektualët kanë gjasa shumë të mira të mbyllin fazën e ligës në 24 skuadrat më të mira, ku do të siguronin kualifikimin në fazën e eliminimit direkt./IndeksOnline/