back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaSport“Ky s’o derbi…”, Yaya Toure kritikon ndeshjen Arsenal vs Chelsea

“Ky s’o derbi…”, Yaya Toure kritikon ndeshjen Arsenal vs Chelsea

Të ngjajshme

15 shenja psikologjike që tregojnë se asaj i pëlqeni

Të gjithë mund të ndihemi të pasigurt ose të...

Trump: Lufta me Iranin mund të zgjasë deri në katër javë, gjithçka po shkon sipas planit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se konflikti me...

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nesër në Kosovë, pritet nga Haxhiu

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi nesër do...

Ish-mesfushori i njohur afrikan, Yaya Toure, ka shprehur zhgënjimin e tij pas përballjes mes Arsenalit dhe Chelseat, duke theksuar se ndeshja nuk përmbushi pritshmëritë për një derbi të nivelit të lartë.

Sipas tij, pjesa e parë ishte në rregull, por loja në tërësi nuk ofroi spektaklin që tifozët presin nga një sfidë e tillë, shkruan Indeksonline

“Pjesa e parë ishte në rregull… Ndihem pak i zhgënjyer sepse duam të shohim një lojë që lulëzon. Pasime, sulme dhe raste për gol. Tre gola nga goditjet standarde, pak e çuditshme për një derbi! Është një fitore shumë e rëndësishme për Arsenalin, por si tifoz dua të shoh më shumë,” u shpreh Toure

Ish-ylli i Premier League vlerësoi rëndësinë e tre pikëve për Arsenalin në garën e sezonit, por theksoi se përballje të tilla duhet të karakterizohen nga intensiteti, kreativiteti dhe më shumë aksione të hapura loje./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz