Krahas disa projekteve infrastrukturore që do të realizohen këtë vit në komunën e Drenasit, një shumë prej 200 mijë eurove janë ndarë edhe për fshatin Llapushnik.
Asfaltimi i rrugës në fshatin Llapushnik në vlerë prej 150,000 euro që do të realizohet gjatë këtij viti, përcjell Drenicapress.
Poashtu në këtë fshat do të realizohet edhe ndërtimi i nënkalimit në fshatin Llapushnik ku projekti do të realizohet gjatë këtij viti dhe vlera do të jetë prej 50,000 euro.
Mjetet financiare janë siguruar nga Ministria e Infrastrukturës, kurse komunës së Drenasit i takon të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.
Po ashtu, Komuna do të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve./Drenicapress.info/